Gara e Formula 1 në Bahrejn do të zhvillohet pa spektatorë

Princi i Bahrejnit tha se vendimi ishte marrë për sigurinë e qytetarëve dhe spektatorëve të Formula 1.

1374156
Gara e Formula 1 në Bahrejn do të zhvillohet pa spektatorë

Bahrejni njoftoi se gara e kampionatit në Formula 1 do të zhvillohet këtë muaj, por do të lejohet pjesëmarrja e vetëm ekipeve garuese, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Njoftimi i Princit të Bahrejnit, Salman bin Hamad u transmetua nga agjencia shtetërore e lajmeve BNA. Princi tha se vendimi ishte marrë për sigurinë e qytetarëve, banorëve dhe spektatorëve të Formula 1. Gara është caktuar për 22 Mars. (AA)



Lajme të ngjashme