Shorti për 1/16 e finales të Ligës së Evropës hidhet nesër

Shorti për 1/16 e finales në Ligën e Evropës është vendosur të mbahet nesër në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

1367814
Shorti për 1/16 e finales të Ligës së Evropës hidhet nesër

Shorti për 1/16 e finales në Ligën e Evropës është vendosur të mbahet nesër në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Nuk ka pozita të siguruara dhe asnjë mbrojtje të shteteve, çka do të thotë se ekipet mund të përballen me kundërshtarë nga vendet e tyre.

Ndeshjet e para dhe të kthimit të 16 ndeshjeve të fundit do të luhen më 12 dhe 19 mars.

- Xhiroja e 32-të

Kandidatët për shortin e së premtes do të finalizohen pas ndeshjeve të kthimit të raundit të 32-të, të enjten në mbrëmje.

Medipol Basaksehir i Turqisë do të presë Sporting Lisbon në Stamboll.

Shanset e klubit turk për të përparuar në 16 ekipet e fundit janë shumë të vogla pas humbjes 3:1 në ndeshjen e parë.

Basaksehir është skuadra e vetme turke që ende konkurron në futbollin evropian këtë vit.

Ndeshja do të fillojë në stadiumin Basaksehir Fatih Terim në Stamboll në orën 20:55 sipas kohës lokale. 

Ndeshjet e së enjtes janë:

Manchester United - Club Brugge

Arsenal - Olympiacos

Espanyol - Wolves

Malmo - Wolfsburg

Gent - Roma

Porto - Bayer Leverkusen

Basel - APOEL

LASK - AZ Alkmaar

Istanbul Basaksehir - Sporting CP

Inter - Ludogorets

Salzburg - Eintracht Frankfurt

Benfica - Shakhtar Donetsk

Ajax - Getafe

Celtic - Copenhagen

Sevilla - CFR Cluj / (AA)



Lajme të ngjashme