Stephen Curry ribashkohet me Warriors

Në paraqitjen e tij të parë që nga tetori i kaluar, All-Star-i i gjashtëfishtë i NBA-së, Stephen Curry do të ribashkohet me Golden State Warriors në ballafaqimin e së dielës.

1367052
Stephen Curry ribashkohet me Warriors

Në paraqitjen e tij të parë që nga tetori i kaluar, All-Star-i i gjashtëfishtë i NBA-së, Stephen Curry do të ribashkohet me Golden State Warriors në ballafaqimin e së dielës.

"Ylli i Warriors, Stephen Curry do të kthehet në formacionin Golden State të dielën kundër Wizards", thonë burimet "@TheAthleticNBA @Stadium". Curry është në rrugën e duhur për rikthim 4 muaj pas operacionit në dorën e tij të majtë të thyer", tha gazetari i NBA-së, Sham Charania në Twitter.

Mbrojtësi All-Star, Curry pësoi thyerje të dorës në humbjen e Golden State ndaj Phoenix Suns më 30 tetor.

Pas kësaj ai iu nënshtrua një operacioni në dorën e majtë.

"Padyshim ndjehet ndryshe nga dora e djathtë, por mund të përpiqeni të shënoni një pikë kur jeni duke luajtur basketboll, nuk do të mendoni te kjo. Pavarësisht nëse e ndjen në të njëjtën mënyrë apo jo, kjo me të vërtetë nuk ka rëndësi", tha Curry për NBA.com.

Mbrojtësi me çmimin e dyfishtë si lojtari më i mirë, Curry ka luajtur vetëm 4 ndeshje gjatë sezonit 2019-20 me një mesatare 20.3 pikë dhe 6.5 asiste. (AA)



Lajme të ngjashme