Itali - Shtyhen 3 ndeshje të Ligës së 1-rë Italiane për shkak të Kovid-19

Për shkak të koronavirusit të ri (Kovid-19) janë shtyrë 3 ndeshje, të cilat ishin planifikuar të luheshin në Ligën e parë të futbollit (Serie A) të Italisë.

1364729
Itali - Shtyhen 3 ndeshje të Ligës së 1-rë Italiane për shkak të Kovid-19

Ndeshjet Atalanta-Sassuolo, Hellas Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria, të cilat ishin planifikuar për t'u luajtur sot, janë shtyrë për një datë tjetër pas pezullimit të të gjitha aktiviteteve që do të zhilloheshin sot në rajonet e Lombardisë dhe Venetos.

Drejtori i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli në një konferencë për media tha se deri më tani epidemia Kovid-19 në Itali është regjistruar tek 79 persona, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën ndërkohë që 1 person në Romë është shëruar dhe se është pozitive situata për 76 të tjerët. (AA)


Fjalët Kyçe: ndeshjet , Kovid-19 , Itali , Serie A

Lajme të ngjashme