Zbulohet topi i finales së Ligës së Kampioneve: “Istanbul 20”

U zbulua të martën topi me temë Stambollin, i cili do të përdoret duke filluar nga faza e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve UEFA.

1361950
Zbulohet topi i finales së Ligës së Kampioneve: “Istanbul 20”
thumbs_b_c_405348e30996c084dd363a17998ec926.jpg
2020_Subat_top.jpg
Şampiyonlar Ligi'ne 'İstanbul' temalı top istanbul 20.jpg

U zbulua të martën topi me temë Stambollin, i cili do të përdoret duke filluar nga faza e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve UEFA.

Që nga faza e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve e deri në finalen e saj më 30 maj në Stadiumin Olimpik “Ataturk” të Stambollit, ndeshjet e këtij organizimi do të luhet me topin e quajtur “Istanbul 20”.

Prodhuar nga “Adidas”, markë e famshme sporti me seli në Gjermani, topi në fjalë është dizajnuar duke u frymëzuar nga metropoli më i madh turk, qytet pritës i finales së Ligës së Kampioneve 2020.

“Duke marrë frymëzim nga qyteti pritës, ku Lindja takohet me Perëndimin, modeli i ndërlikuar përmban një interpretim artistik të vizatuar me dorë të një harte të Stambollit, i cili lidh në mënyrë unike dy kontinentet e Evropës dhe Azisë”, tha UEFA në një komunikatë të shkruar.



Lajme të ngjashme