Formula 1 – Çmimi i Madh i Kinës shtyhet për shkak të koronavirusit

Drejtuesit e Formula 1-shit kanë njoftuar të mërkurën se Çmimi i Madh i Kinës, planifikuar të zhvillohej më 19 prill në Shangai, është shtyrë për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Formula 1 – Çmimi i Madh i Kinës shtyhet për shkak të koronavirusit

Në faqen zyrtare të Formula 1-shit thuhet se gara në Shangai nuk do të bëhet në prill dhe se data e re e garës do të shqyrtohet më vonë në përputhje me situatën.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë ka bërë me dije se numri i personave që kanë gjetur vdekjen nga epidemia e koronavirusit (Covid-19) është rritur në 1 mijë e 114, njëri nga këta në Hongkong, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 44 mijë e 653, nga të cilët rreth 8 mijë e 204 janë në gjendje të rëndë.

Virusi është përhapur në më shumë se 20 vende të tjera, përfshi këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë. / AA



Lajme të ngjashme