Erdogan: Turqia bën investime të shumta edhe në fushën e sportit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ashtu si në çdo fushë, në 17 vitet e fundit edhe në fushën e sportit janë ndërtuar komplekse që nuk kanë të krahasuar në botë.

Erdoan mori pjesë në ceremoninë e çeljes së Pistës së Atletizmit “Burhan Felek” dhe në lidhje me investimet e bëra në fushën e sportit tha: “Me investimet në komplekset sportive bëjmë që Turqia të jetë në qendër të vëmendjes së botës edhe në turizmin e sportit.”

Ai tha se ka besim tek sportistët që do të përfaqësojnë vendin në olimpiada dhe shtoi: “Në lojërat olimpike të këtij viti presim shumë nga sportistët tanë. Ne kemi besim tek sportistët që do të përfaqësojnë vendin”.

Ndërkaq, duke iu referuar basketbollistit të suksesshëm, Shane Larkin, i cili para një kohe zgjodhi të luajë me kombëtaren turke të basketbollit, Presidenti Erdoan tha: “Një prej emrave të rëndësishëm të basketbollit, Shane Larkin, tashmë do të luajë për kombëtaren tonë me gjysmëhënë e yll.”

Lajme të ngjashme