Tenis – Novak Djokovic fiton titullin e tetë në “Australian Open”

Tenisti serb, Novak Djokovic fitoi Turneun e Hapur të Australisë – 2020 (Australian Open) duke mposhtur të dielën austriakun Dominic Thiem.

Tenis – Novak Djokovic fiton titullin e tetë në “Australian Open”

Djokovic e mundi kundërshtarin e tij me rezultatin 3-2 në sete (6-4, 4-6, 2-6, 6-3 dhe 6-4) në finalen epike të luajtur në Arenën “Rod Laver” të Melburnit.

Kështu, raketa serbe siguroi titullin e 8-të personal në “Australian Open” (2008, 2011, 2012, 2013, 2015, 2016, 2019 dhe 2020) duke thyer rekordin e tij botëror dhe rimarrë majën e renditjes botërore nga spanjolli Rafael Nadal.

Me triumfin në Melburn, i cili shënon titullin e 17-të në turnetë “Grand Slam” për yllin 32-vjeçar, ky i fundit futi në xhep edhe 4,12 milionë dollarë australianë.

Ndërsa 26-vjeçari Thiem, i cili nuk ka fituar ende asnjë titull në turnetë e mëdha, pësoi humbjen e tij të tretë në finalet “Grand Slam” pas atyre të viteve 2018 dhe 2019 në “Roland-Garros”, i njohur ndryshe edhe si Turneu i Hapur i Francës (French Open).



Lajme të ngjashme