Sot në Nyon është hedhur shorti për ndeshjet e Ligës së Kampioneve

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicër sot është hedhur shorti për 1/16 së finales në Ligën e Kampioneve.

1324994
Sot në Nyon është hedhur shorti për ndeshjet e Ligës së Kampioneve

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicër sot është hedhur shorti për 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.

Në short u paraqitën 8 fituesit e grupit dhe 8 garuesit nga skena e grupeve.

Ndeshja e shumëpritur do të luhet midis Real Madridit të Spanjës dhe skuadrës angleze Manchester City.

Kampioni aktual evropian Liverpool nga Premier Liga angleze do të përballet me ekipin spanjoll Atletico Madrid për avancimin në çerekfinale.

Edhe një klub nga Premier Liga, Chelsea do të përballet me gjigantin gjerman Bayern Mynih. Të dyja klubet janë takuar në finalen e Ligës së Kamionëve në vitin 2012, kur Chelsea fitoi titullin.

Ndeshjet e para janë caktuar për datat 18, 19, 25 ose 26 shkurt ndërsa ndeshjet kthyese më 10, 11, 17 ose 18 mars.

Takimet në 1/16 e finales në Ligën e Kampioneve janë si më poshtë:

Borussia Dortmund (Gjermani) - Paris Saint-Germain (Francë)

Real Madrid (Spanjë) - Manchester City (Angli)

Atalanta (Itali) - Valencia (Spanjë)

Atletico Madrid (Spanjë) - Liverpool (Angli)

Chelsea (Angli) - Bayern Mynih (Gjermani)

Lyon (Francë) - Juventus (Itali)

Tottenham Hotspur (Angli) - RB Leipzig (Gjermani)

Napoli (Itali) - Barcelona (Spanjë)



Lajme të ngjashme