Shorti i 1/8 të Ligës së Kampioneve: Finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicër u hodh të hënën shorti për fazën e 1/8-ve e Ligës së Kampionëve.

1324327
Shorti i 1/8 të Ligës së Kampioneve: Finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City
hamit altıntop.JPG
hamit altıntop kura.JPG
Champions League - Round of 16 draw - Nyon, Switzerland.JPG

Pjesë e shortit, ku i pranishëm ishte edhe ish-futbollisti Hamit Altintop, tani anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Turke të Futbollit (TFF), ishin 4 skuadra britanike, 4 spanjolle, 3 italiane, 3 gjermane dhe 2 franceze.

Takimet e para të kësaj faze do të luhen më 18-19 dhe 25-26 shkurt, kurse ndeshjet e kthimit më 10-11 dhe 17-18 mars.

Finalja e sezonit të sivjetmë të Ligës së Kampioneve do të luhet më datë 30 maj 2020, në Stadiumit Olimpik “Ataturk” të Stambollit.

Sfidat e fazës së 1/8-ve të Ligës së Kampionëve janë si më poshtë:

Borussia Dortmund (Gjermani) – Paris Saint-Germain (Francë)

Real Madrid (Spanjë) – Manchester City (Angli)

Atalanta (Itali) – Valencia (Spanjë)

Atletico Madrid (Spanjë) – Liverpool (Angli)

Chelsea (Angli) – Bayern Mynih (Gjermani)

Lyon (Francë) – Juventus (Itali)

Tottenham Hotspur (Angli) – RB Leipzig (Gjermani)

Napoli (Itali) – Barcelona (Spanjë)



Lajme të ngjashme