NBA - Mavericks prish serinë e fitoreve të Lakers

Lojtari më i dalluar i Mavericks ishte 20-vjeçari slloven Luka Donçiç me 27 pikë, 10 asistime dhe 9 kërcime.

NBA - Mavericks prish serinë e fitoreve të Lakers

Seria e dhjetë ndeshjeve me fitore e Los Angeles Lakers në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA) përfundoi mbrëmë pas disfatës nga Dallas Mavericks me rezultatin 114-100.

Në ndeshjen e Konferencës Perëndimore në Staples Center, Lakers kryesoi në gjysmën e parë me një avantazh prej tre pikësh (62-59), por Mavericks u rikthye në çerekun e tretë me 37 pikë të shënuara dhe vetëm 17 të pranuara.

Në çerekun e fundit, Lakers shënoi 21 pikë, një më shumë se Mavericks, duke mos arritur ta përmbysë rezultatin përfundimtar 114-100.

Lojtari më i dalluar te Mavericks ishte 20-vjeçari slloven Luka Donçiç me 27 pikë, 10 asistime dhe 9 kërcime.

Donçiç u shoqërua nga Kristaps Porzingis dhe Dwight Powell, pasi të dytë shënuan nga 15 pikë për ta ndihmuar skuadrën në fitoren ndaj Lakers.

Dyshja e Lakers, LeBron James dhe Anthony Davis, treguan performancë të mirë, por përpjekja e tyre nuk mund arriti ta shmangë disfatën.

Davis ishte koshashënuesi më i mirë për Lakers me 27 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa James shënoi 25 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime.

Rezultatet e së dielës në NBA janë si në vijim:

Brooklyn Nets - Miami Heat: 106-109

New York Knicks - Boston Celtics: 104-113

Minnesota Timberwolves - Memphis Grizzlies: 107-115

Los Angeles Lakers - Dallas Mavericks: 100-114

Detroit Pistons - San Antonio Spurs: 132-98

New Orleans Pelicans - Oklahoma City Thunder: 104-107

Orlando Magic - Golden State Warriors: 100-96

Toronto Raptors - Utah Jazz: 130-110

Los Angeles Clippers - Washington Wizards: 150-125 (Agjencia Anadolli-AA)



Lajme të ngjashme