Euro 2020 – Turqia në Grupin A me Italinë, Zvicrën dhe Uellsin

Turqia do të përballet me Italinë, Zvicrën dhe Uellsin në Grupin A të Kampionatit Evropian të Futbollit – Euro 2020.

Euro 2020 – Turqia në Grupin A me Italinë, Zvicrën dhe Uellsin

Shorti i finaleve të Euro 2020-s u hodh në kryeqytetin Bukuresht të Rumanisë ditën e shtunë.

Njëzet ekipe kombëtare janë konfirmuar tashmë për të marrë pjesë në evenimentin më të madh evropian të futbollit.

Kurse 16 ekipe të tjera do të garojnë në fazën “play-off” për 4 biletat e fundit të turneut të futbollit Euro 2020. Faza “play off” është caktuar të fillojë në mars.

Grupet janë si më poshtë:

Grupi A: Turqi, Itali, Uells dhe Zvicër

Grupi B: Danimarkë, Finlandë, Belgjikë dhe Rusi

Grupi C: Holandë, Ukrainë, Austri dhe fituesi i “play-fff” D (Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Bjellorusi)

Grupi D: Angli, Kroaci, fituesi i “play-off” C (Skoci, Norvegji, Serbi, Izrael) dhe Çeki

Grupi E: Spanjë, Suedi, Poloni dhe fituesi i “play-off” B (Bosnjë-Hercegovinë, Sllovaki, Irlandë, Irlandë e Veriut)

Grupi F: Fituesi i “play-off” A (Islandë, Bullgari, Hungari, Rumani), Portugali, Francë dhe Gjermani

Euro 2020 do të zhvillohet në 12 vende të ndryshme

Finalet e Euro 2020-s do të zhvillohen në 12 vende të ndryshme të Evropës nga 12 qershori deri më 12 korrik për herë të parë në historinë e turneut.

Dymbëdhjetë qytetet pritëse janë ndarë në gjashtë grupe për turneun. Secili grup do të formohet nga 4 skuadra.

Qytetet pritëse me grupet e tyre janë si më poshtë:

Grupi A: Romë dhe Baku

Grupi B: Shën-Petërburg dhe Kopenhagë

Grupi C: Amsterdam dhe Bukuresht

Grupi D: Londër dhe Glasgou

Grupi E: Bilbao dhe Dublin

Grupi F: Mynih dhe Budapest



Lajme të ngjashme