Ronaldo kritikon Luksemburgun për terrenin e dobët të stadiumit

Cristiano Ronaldo kritikoi ashpër fushën e futbollit në Luksemburg edhe pse kombëtarja e Portugalisë të hënën fitoi me rezultatin 2:0.

1309108
Ronaldo kritikon Luksemburgun për terrenin e dobët të stadiumit

Cristiano Ronaldo kritikoi ashpër fushën e futbollit në Luksemburg edhe pse kombëtarja e Portugalisë të hënën fitoi me rezultatin 2:0 ndaj Luksemburgut në ndeshjen për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

"Nuk është e lehtë të luash në terrene si kjo, ishte me të vërtetë një 'fushë patatesh'. Nuk e kam të qartë se si skuadrat tona duhet të luajnë në terrene të tilla", u tha Ronaldo gazetarëve.

Ai, megjithatë, shtoi se gjëja më e rëndësishme është se fituan dhe u kualifikuan për në EURO 2020.

“Nuk ishte ndonjë performancë spektakolare nga ana jonë, por me rëndësi është se e kryem punën. I gëzohem faktit për pjesëmarrjen time të pestë në Kampionatet Evropiane”, tha Ronaldo. (AA)

 


Lajme të ngjashme