Liga e Kampioneve – Sllavia Praga merr barazimin në “Camp Nou”

Java e katërt e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve filloi mbrëmjes së martës me dy takime në grupet “F” dhe “G”.

1.JPG
2.JPG
3.JPG
5.JPG
6.JPG

Ndeshja e grupit “F” në Stadiumin “Camp Nou”, ndërmjet ekipit spanjoll të Barcelonës dhe atij çek të Sllavia Pragës, përfundoi me rrjeta të paprekura.

Me këtë rezultat, skuadra katalonjase kryeson grupin me 8 pikë, ndërsa çekët mbeten në vend të fundit me 2 pikë.

Kurse në sfidën e grupit “G” të organizimit më të madh të futbollit për klubet evropiane, gjermanët e Lajpcigut mposhtën në fushë kundërshtare rusët e Zenitit me rezultatin 2-0.

Golat e Lajpcigut u shënuan nga Demme (45+5) dhe Sabitzer (63).

Ekipi gjerman vazhdon të kryesojë grupin me 9 pikë, ndërsa skuadra ruse mbeti në kuotën e 4 pikëve.



Lajme të ngjashme