Euro 2020 - Turqia fiton sfidën ndaj Shqipërisë

Ka përfunduar me rezultat 1-0, ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për kampionatin e futbollit "Euro 2020"

1286790
Euro 2020 - Turqia fiton sfidën ndaj Shqipërisë

Ka përfunduar me rezultat 1-0, ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për kampionatin e futbollit "Euro 2020", raporton Anadolu Agency (AA).

Të dyja skuadrat janë mbështetur nga tifozët e tyre duke krijuar atmosferë festive në stadium dhe jashtë tij.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Cenk Tosun për Turqinë në minutën e 90-të.

Për fazën eliminatore të "EURO 2020" Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Me këto ndeshje Turqia radhitet e para me 18 pikë, Franca e dyta gjithashtu me 18 pikë. Vendin e tretë e ka Islanda me 12 pikë, ndërsa Shqipëria radhitet e katërta me 9 pikë.

Dy vendet e fundit u takojnë Andorrës dhe Moldavisë me nga 3 pikë.

 



Lajme të ngjashme