Arabia Saudite do të luaj ndeshjen me Palestinën në Bregun Perëndimor

Arabia Saudite do të luaj këtë muaj kundër Palestinës në ndeshjen kualifikuese të Azisë për Kupën Botërore 2022 në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Departamenti i sportit të mbretërisë të premten.

Arabia Saudite do të luaj ndeshjen me Palestinën në Bregun Perëndimor

Arabia Saudite do të luaj këtë muaj kundër Palestinës në ndeshjen kualifikuese të Azisë për Kupën Botërore 2022 në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Departamenti i sportit të mbretërisë të premten.

Ky hap shënon ndryshim në politikën e Arabisë Saudite, pasi mbretëria, por edhe vendet tjera arabe, më parë ndeshjet kundër Palestinës i luanin në vendet e treta, pasi që kërkohej të aplikonin në Izrael për të marrë leje hyrës për të luajtur në Palestinë.

Ndeshja kualifikuese për Botërorin 2022 është paraparë të luhet në Ramallah më 15 tetor.

Arabia Saudite tha se u pajtua të luaj në Palestinë me kërkesën e saj.

Departamenti i futbollit të Arabisë Saudite tha në Twitter: "Me kërkesë të vëllezërve tanë palestinezë, Federata e Futbollit të Arabisë Saudite ra dakord të luaj ndeshjen e saj të parë kualifikuese të Azisë për Botërorin 2022 kundër Palestinës më 15 tetor në Ramallah".

Jibril Rajoub, kreu i Federatës Palestineze të Futbollit, e vlerësoi vendimin saudit si "historik" dhe falënderoi Arabinë Saudite.

Katër vite më parë, Jordania dhe Egjipti kanë organizuar ndeshje të tilla si vendi i tretë me kërkesë të Palestinës, kurse klubet arabe dhe ekipet kombëtare historikisht kanë refuzuar të vijnë në Palestinë për shkak të lejes izraelite.

Megjithatë, vitet e fundit, disa vende arabe, duke përfshirë Irakun, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin, ndeshjet kundër Palestinës i kanë luajtur në Bregun Perëndimor të pushtuar.

(AA)



Lajme të ngjashme