Çaglar Soyuncu mund të kalojë tek «Manchester City»

«Manchester City» është vënë në veprim për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit turk Çallar Sëjynxhy (Çağlar Söyüncü).

çağlar söyüncü.JPG
123.JPG
Aaron Hickey.jpg
hickey.jpg

Pasi humbi Harry Maguire, i cili në merkaton verore shkoi tek «Manchester United», «Manchester City» u vu në gjurmët e Çallarit, që luan për «Leicester City».

Siç raporton media angleze Pep Guardiola dëshiron që mungesën në qendërmbrojtje të Aymeric Laporte, i cili për shkak të dëmtimit që ka pësuar duket se do të qëndrojë gjatë larg fushës, ta plotësojë me 23-vjeçarin turk.

Sipas lajmit të «The Guardian» mbrojtësi i ri është pëlqyer nga trajneri spanjoll për teknikën, gjakftohtësinë dhe talentin që ka për ta futur topin në lojë dhe kërkon që këtë transferim ta mbyllë në merkaton dimërore.

Në «Leicester City» Çallar Sëjynxhy ishte transferuar në sezonin e verës 2018-2019 dhe të gjitha ndeshjet e ekipit që luan në superligë për këtë sezon ai i filloi në 11-shen e parë dhe asistoi një gol.

Mësohet se në listën e Pepit bën pjesë edhe mbrojtësi i majtë, 17-vjeçri Aaron Hickey, i cili tani vesh bluzën e «Haerts», një ekip i ligës skoceze.



Lajme të ngjashme