Kampionati Botëror i Mundjes – Turqia fiton 4 medalje

Turqia e përfundoi Kampionatin Botëror të Mundjes, që u zhvillua në Kazakistan, me 4 medalje.

Kampionati Botëror i Mundjes – Turqia fiton 4 medalje

Turqia e përfundoi Kampionatin Botëror të Mundjes, që u zhvillua në Kazakistan, me 4 medalje.

Në kampionatin e zhvilluar në kryeqytetin Nur-Sulltan Turqia mori kuotën e katër olimpiadave duke fituar 1 medalje ari, 2 argjendi dhe një bronzi.

Medalja e vetme e arit në kampionat erdhi nga mundësi kombëtar, Rëza Kajaalp (Rıza Kayaalp).

Sportisti turk mundi rivalin kubanez, Pino Hinds në 130 kilogram në stilin greko-romak me rezultatin 3-1 duke u bërë fitues i medaljes së arit. Ai është sportisti i parë turk që ka arritur të bëhet 4 herë kampion bote në stilin greko-romak.

Edhe sportisti tjetër turk, Xhenk Ildem (Cenk Ildem), që garoi në stilin greko-romak për peshën 97 kilogram fitoi medaljen e bronzit. Sportisti i tretë i olimpiadës me përvojë fitoi medaljen e tij të tretë të bronzit në këtë kampionat botëror.

Kurse Ekipi Kombëtar në Stilin e Lirë e përfundoi kampionatin me 2 medalje argjendi.

Kampioni i Olimpiadës, Taha Akgyl (Akgül) mundi në finale në peshën 125 kilogram rivalin gjeorgjian, Geno Petriashvili dhe mori medaljen e argjende. Edhe sportisti i kombëtare, Sylejman Atllë (Süleyman Atlı) garoi për vendin e dytë dhe fitoi medaljen e argjendit.

 

 


Lajme të ngjashme