Mundësi turk Kayaalp shpallet për të katërtën herë kampion bote

Mundësi turk Riza Kayaalp ka fituar medaljen e artë në peshën 130 kg në stilin greko-romak pasi mundi kubanezin Oscar Pino Hinds në Kampionatin Botëror të Mundjes i cili zhvillohet në Kazakistan.

Riza, në ditën e katërt të kampionatit ka fituar medaljen e artë pasi mposhti mundësin kubanez me rezultatin 3-1 në stilin greko-romak në peshën 130 kg që zhvillohet në Barys Arena në kryeqytetin Nur Sultan.

Mundësi turk i cili ka marrë edhe kuotë në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020, doli në çerekfinale pasi fitoi me rezultatin 4-0 përballë kilianit me origjinë kubaneze Yasmani Acosta Fernandez dhe kundër kinezit Lingzhe Meng. Anadolu Agency (AA)

Lajme të ngjashme