Ministri i Rinisë dhe Sportit dënoi sulmin ndaj ekipit turk të hendbollit për femra në Greqi

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoglu publikoi një mesazh dënimi në shenjë reagimi ndaj sulmit racist në Greqi ndaj ekipit të hendbollit për femra të bashkisë Muratpasa.

Ministri Kasapoglu në mesazhin e tij bën të ditur se do të hedhin hapat e nevojshme ligjore në lidhje me ngjarjen ndërsa shtoi se “Ne dënojmë me forcë ngjarjet e jetuara në të dy ndeshjet e ekipit të hendbollit për femra Muratpasa Belediyespor gjatë turit të parë të Kupës EHF në Greqi kundër përfaqësueses greke PAOK në Selanik. Qëndrimi i qëllimshëm dhe sulmet e përfaqësueses greke dhe mbështetësve të tyre kundër ekipit tonë në asnjë mënyrë nuk përputhen me frymën paqësore dhe miqësore të sportit”.

Duke vënë në dukje se ata janë pranë ekipit të Muratpasa Belediyespor-it, ministri Kasapoglu tha: “Megjithëse flamuri grek ishte në sallë gjatë ndeshjeve të zhvilluara nuk u lejua vendosja e flamurit tonë të lavdishëm që përfaqëson ekipin dhe vendin tonë gjë që është në kundërshtim me frymën e garës ndërkombëtare. Për më tepër, gjatë ndeshjes sportistet tona iu nënshtruan ngacmimeve të mëdha dhe sulmeve nga mbështetësit e ekipit rival. Njoftojmë se jemi me ekipin Muratpasa Belediyespor me të gjitha mundësitë tona si shtet dhe komb dhe se do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm ligjor duke ndjekur nga afër procesin, ndërsa nga autoritetet greke presim të njëjtin qëndrim”.

Lajme të ngjashme