«Sulltaneshat e rrjetës» morën medalje argjendi në Europianin e Volejbollit

Ekipi turk kombëtar i volejbollit për femra në finalen e Kampionatit Evropian të Volejbollit (CEV-2019) humbi përballë Serbisë në sete me rezultatin 2-3.

2019_Eylul_mac3.jpg
2019_Eylul_mac4.jpg
2019_Eylul_eda.jpg
2019_Eylul_ebrar.jpg
2019_Eylul_mac.jpg

Finalja e CEV-2019 u luajt në Pallatin e Sportit të Ankarasë dhe përfaqësueset e Turqisë e nisën takimin me mbështetjen e madhe të tifozëve.

 

Në setin e parë «sulltaneshat e rrjetës» e nisën mirë lojën me goditjet e forta të shërbimit dhe kaluan në avantazh duke e marrë setin 25-21.

Në setin e dytë Serbia prodhoi pikë në sulm me lojën e Mihajloviç dhe Boskoviç dhe e barazoi rezultatin 1-1, duke e fituar setin 25-21.

Kurse në setin e tretë kombëtarja serbe dominoi në bllok dhe kaloi në avantazh me rezultatin 25-21.

«Sulltaneshat e rrjetës» nuk hoqën dorë nga përpjekja pavarësisht disavantazhit në pikë, e fituan setin e katërt me rezultatin 25-22 dhe e barazuan rezultatin e ndeshjes 2-2 në sete.

Kombëtarja turke ishte sërish ajo që e filloi setin vendimtar, po e humbi atë me rezultatin 15-13 për shkak edhe të gabimeve të vogla duke humbur kështu edhe finalen 3-2 në sete.

Kështu bluzat me gjysmëhënë dhe yll dolën edhe një herë të dytat në Evropë pas suksesit të mëparshëm në 2003.

Kurse për Serbinë kjo ishte hera e dytë radhazi që merrte titullin kampion në Europianin e Volejbollit për femra dhe e treta në total.

Për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian të Volejbollit për Femra (CEV-2019) kombëtaren turke (A) e ka uruar edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Përgëzoj nga zemra kombëtaren tonë, që na bëri krenar me medaljen e argjende që fitoi në Kampionatin Evropian të Volejbollit për Femra-CEV 2019. Faleminderit «Sulltaneshat e rrjetës»”,- shkruan Erdogan në mesazhin e tij në “Twitter”, të cilin e ka postuar me etiketën «FileninSultanları».

Ndërkohë Italia e përfundoi këtë turne në vendin e tretë, duke u kthyer në shtëpi me medalje bronzi.

Italia mundi Poloninë 3-0 në sete, me rezultatet: 25-23, 25-20, 26-24.



Lajme të ngjashme