UEFA i akordon turkut Cuneyt Çakir ndeshjen Serbi-Portugali

Gjyqtari turk, Cunayt Çakir, do të arbitrojë të shtunën ndeshjen Serbi-Portugali, e vlefshme për grupin “B” të fazës eliminatore të Kampionatit Evropian të Futbollit – Euro 2020.

UEFA i akordon turkut Cuneyt Çakir ndeshjen Serbi-Portugali

Siç bën të ditur UEFA, asistentët e Çakir në sfidën që do të luhet në Stadiumin “Rajko Mitic” të Beogradit, në orën 20:45, do të jenë anësorët Bahattin Duran dhe Tarik Ongun.

Ndërsa gjyqtar i katërt i takimit do të jetë Huseyin Goçek.



Lajme të ngjashme