Turqia në çerekfinalet e Kampionatit Evropian të Volejbollit për Femra-2019

Në ndeshjen e turit të 16-të dhe të fundit për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Volejbollit për Femra-2019 kombëtarja turke e mundi Kroacinë 3-2 në sete dhe u kualifikua në çerekfinale.

Turqia në çerekfinalet e Kampionatit Evropian të Volejbollit për Femra-2019

Në përpjekjen e raundit të fundit të eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Femra-2019 (CEV-2019) ekipi kombëtar i volejbollit i Turqisë për femra u përball me Kroacinë.

 

Volejbollistet turke në fillim ishin prapa rivalit në sete (2-1), por duke pasur me vete edhe mbështetjen e shikuesve u ndanë nga fusha me fitore (3-2) dhe e shënuan emrin për të 5-ën herë radhazi në çerekfinale.

Të mërkurën, 4 shtator, ekipi kombëtar turk do të presë në Ankara volejbollistet e Holandës, të cilat në turin e 16-të e mundën Greqinë me rezultatin 3-0 në sete.

 


Lajme të ngjashme