Alexis Sanchez nënshkruan me Interin

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, i është bashkuar klubit italian Inter Milan.

Alexis Sanchez nënshkruan me Interin

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, i është bashkuar klubit italian Inter Milan.

"Alexis Sanchez zyrtarisht është futbollist i Interit", njoftuan nga klubi italian në faqen zyrtare të internetit.

Futbollisti i përfaqësueses së Kilit i bashkohet Interit në huazim nga Manchester Unitedi, kontratë e cila do të zgjasë deri në fund të qershorit të vitit 2020.

30-vjeçari Sanchez shënoi pesë gola në 45 ndeshje për klubin anglez gjatë sezonit të kaluar. (AA)



Lajme të ngjashme