Nesër Britania e Madhe mirëpret MotoGP

Xhirot e renditjes për garën e 12-të të sezonit të MotoGP do të zhvillohen nesër në orën 15:10 në pistën Silverstone në Northamptonshire të Anglisë.

Nesër Britania e Madhe mirëpret MotoGP

Gara e 12-të e Kampionatit Botëror të MotoGP do të zhvillohet më 25 gusht, ditë e diel, në Britaninë e Madhe.

Xhirot e renditjes për garën e 12-të të sezonit të MotoGP, që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motorë, do të zhvillohen nesër në orën 15:10 në pistën SilverstoneNorthamptonshire të Anglisë, e gjatë 5,9 kilometra, ndërsa gara do të mbahet të dielën në ora 14:00.

Renditja dhe pikët e klasifikimit të pilotëve pas 11 garave të zhvilluara është si më poshtë:

1- Marc Marquez (Spanjë): 230 pikë

2- Andrea Dovizioso (Itali): 172

3- Danilo Petrucci (Itali): 136

4- Alex Rins (Spanjë): 124

5- Valentino Rossi (Itali): 103



Lajme të ngjashme