Coutinho vendos t'i bashkohet Bayern Munich

Klubi gjerman Bayer Munich dje nënshkroi kontratë për huazimin e Philippe Coutinho me gjigantin e La Ligës, Barcelona.

Coutinho vendos t'i bashkohet Bayern Munich

Klubi gjerman Bayer Munich dje nënshkroi kontratë për huazimin e Philippe Coutinho me gjigantin e La Ligës, Barcelona.

Opsioni për blerjen e Coutionho-s nga Barcelona mbetet i hapur.

"Sipas mendimit tim, jo vetëm FC Bayern Munich, por edhe e gjithë Bundesliga dhe e gjithë Gjermania mund të jenë të lumtur që po mirëpresin një lojtar të tillë me emër të madh në ligën tonë", tha trajneri Niko Kovac, sipas faqes zyrtare të Bayern Munich.

Ai më parë ka luajtur për ekipin italian Inter, klubin brazilian Vasco da Gama, për klubin Espanyol të Spanjës dhe Liverpoolin e Anglisë.

Lojtari i krahut të majtë ngriti trofeun e Superkupës së Italisë me Interin në vitn 2011.

Ai gjithashtu fitoi dy tituj të La Ligës në vitin 2018 dhe dy Super Kupa Spanjolle me Barcelonën në vitin 2019.

Coutinho gjithashtu ka spikatur edhe në ekipin kombëtarë të Brazilit, duke shënuar 15 gola në 55 ndeshje. (AA)



Lajme të ngjashme