Ashley Cole i jep fund karrierës së tij si futbollist

Futbollisti anglez Ashley Cole, njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.

Ashley Cole i jep fund karrierës së tij si futbollist

Futbollisti anglez Ashley Cole, njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.

"Pasi mendova një kohë të gjatë vendosa që t'i jap fund karrierës në futboll. Dua të hedh një hap të ri në jetën time. Ky hap mendoj se do të jetë si trajner", u shpreh 38-vjeçari Cole, i cili së fundi luante për Derby County.

Cole karrierën e tij e filloi në Arsenal në vitin 1999, ndërsa veshi fanellat e Crystal Palace, Chelsea, Roma, Los Angeles Galaxy, dhe së fundmi Derby County.

Në klubet, të cilat ishte pjesë, ai fitoi UEFA Ligën e Kampionëve, UEFA Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës, 3 kupa të Premierligës, 7 kupa të Federatës, ndërsa ishte pjesë e kombëtares angleze për 107 ndeshje. (AA)



Lajme të ngjashme