Futboll – Goli i Mesit ndaj Liverpulit më i bukuri i sezonit 2018-2019

Goli ndaj Liverpulit i yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Mesi, është zgjedhur goli më i bukur për sezonin 2018-2019.

Futboll – Goli i Mesit ndaj Liverpulit më i bukuri i sezonit 2018-2019

Goli është përcaktuar sipas vlerësimeve të bëra nga vëzhgues teknikë të përbërë nga ish-trajnerë dhe futbollistë, në mesin e 10 golave.

Më shumë vota ka fituar goli i shënuar nga numri 10 i Barcelonës në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Kandidatët e tjerë ishin Cristiano Ronaldo, Danilo, David Faupala, Enzo Millot, Nani, Pedro Rodriguez, Ivan Rakitic, Ismaila Sarr dhe Katerina Svitkova. / AA



Lajme të ngjashme