Forbes - Serena Williams, sportistja më e paguar në botë

Tenistja amerikane Serena Williams u bë sportistja më e paguar femër në botë për periudhën qershor 2018 - qershor 2019.

Forbes - Serena Williams, sportistja më e paguar në botë

Revista “Forbes” njoftoi sportistet më të paguara femra për periudhën qershor 2018 - qershor 2019.

Kampionia e 23 Grand Slam kryesoi listën vjetore të sportisteve me pagën më të lartë me të ardhurat totale prej 29.2 milionë dollarë. 

Pas fitores së US dhe Australian Open, Naomi Osaka e Japonisë zuri vendin e dytë në listë me 24.3 milionë dollarë pas Williams, ndërsa gjermania Angelique Kerber është në vendin e tretë me 11.8 milionë dollarë. 

10 vendet e para në listën e sportisteve më të paguar sipas Forbes janë tenistet. 

1. Serena Williams $29.2 milionë

2. Naomi Osaka $24.3 milionë

3. Angelique Kerber $11.8 milionë

4. Simona Halep $10.2 milionë

5. Sloane Stephens $9.6 milionë

6. Caroline Wozniacki $7.5 milionë 

7. Maria Sharapova $7 milionë

8. Karolina Pliskova $6.3 milionë

9. Elina Svitolina $6.1 milionë

10. Venus Williams $5.9 milionë

10. Garbine Muguruza $5.9 milionë (AA)



Lajme të ngjashme