Lille zyrtarizon transferimin e turkut Yusuf Yazici nga Trabzonspor

Klubi francez i futbollit të Lilit (Lille) njoftoi zyrtarisht transferimin e turkut Yusuf Yazici, me të cilin nënshkroi një kontratë 5-vjeçare.

Lille zyrtarizon transferimin e turkut Yusuf Yazici nga Trabzonspor

Në njoftimin e bërë nga uebfaqja e klubit në fjalë theksohet se Yazici është grumbulluar që në moshë të re nga kombëtarja turke e futbollit falë talentit të tij të spikatur, por nuk jepen detaje mbi shifrat e operacionit.

“Transferimi i Yusufit na gëzoi shumë; një operacion i rëndësishëm për klubin, i cili u përqendrua në një lojtar të famshëm dhe të njohur në vendin e tij. Ai ishte një udhëheqës në Trabzonspor, ka një të majtë të jashtëzakonshme dhe ne kemi besim se ai do të vazhdojë rritjen e tij me ne duke e treguar veten edhe në ligën tonë për të kaluar një sezon të suksesshëm edhe me këtë fanellë”, deklaroi shefi ekzekutiv i klubit francez, Marc Ingla.

Kurse në një komunikatë të klubit të Trabzonsporit theksohet se është arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit Yusuf Yazici në klubin francez të Lilit.

Sipas marrëveshjes – vijon komunikata e klubit turk – Lili do të depozitojë në llogarinë e Trabzonsporit 16,5 milionë euro për të siguruar shërbimin me kohë të plotë të futbollistit 22-vjeçar dhe 1 milion euro të tjera nëse Yusuf Yazici luan 25 ndeshje.

“Nëse Yazici huazohet apo transferohet përfundimisht në një klub tjetër teksa kontrata e tij me Lilin është ende në fuqi, klubit tonë do t’i kalojnë edhe 20 për qind e të ardhurave neto të transferimit”, theksohet mes të tjerash në komunikatën e Trabzonsporit.


Fjalët Kyçe: Yusuf Yazici , Trabzonspor , Lille , futboll

Lajme të ngjashme