Atletico Madrid - Real Madrid 7-3

Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve 2019, një turne përgatitor ku marrin pjesë klubet e njohura botërisht, ishte skenë e përballjes mes Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Atletico Madrid - Real Madrid 7-3

Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve 2019, një turne përgatitor ku marrin pjesë klubet e njohura botërisht, ishte skenë e përballjes mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, ku rezultati përfundimtar ishte në favor të Atletico-s me 7-3.

Në turneun që këtë vit organizohet për herë të 7-të dy klubet madrilenë u përballën në stadiumin MetLife në qytetin Rutherford, të SHBA-ve.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me epërsi për Atletico Madrid me një rezultat prej 5-0, ndërsa golat i shënuan Diego Gosta 3 gola një nga penaltia, Joao Felix dhe Angel Correa.

Në pjesën e dytë të ndeshjes kishte shumë gola, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultatin 7-3. Nga Atletico Madrid shënuan Diego Costa dhe Vitolo.

Golat e Real Madrid erdhën nga Nacho Fernandez, Karim Benzema nga penaltia dhe Javi Hernandez.

Në minutën e 65-të Diego Costa nga Atletico Madrid dhe Danir Carvajal nga Real Madrid u ndëshkuan me karton të kuq. (AA)



Lajme të ngjashme