Trezeguet tani pjesë e Aston Vilas

Klubi i Premier Ligës Angleze, Aston Villa, ka transferuar futbollistin egjiptian Mahmoud Ahmed İbrahim Hassan (Trezeguet) nga klubi turk Kasımpaşa.

Trezeguet tani pjesë e Aston Vilas

Klubi i Premier Ligës Angleze, Aston Villa, ka transferuar futbollistin egjiptian Mahmoud Ahmed İbrahim Hassan (Trezeguet) nga klubi turk Kasımpaşa.

Në deklaratën e përfaqësuesit të qytetit Birmingham, futbollisti 24-vjeçar duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e Aston Villas. Klubi nuk dha detaje rreth klauzolës dhe kohëzgjatjes së kontratës me lojtarin.

Trezeguet ka dy sezone që është pjesë e klubit turk, ku në 71 ndeshje shënoi 25 gola. Ai u bë futbollisti i 9-të i transferuar nga Aston Villa, e cila pas 3 vitesh përsëri u bë pjesë e Premier Ligës.

Aston Villa ndeshjen e parë në sezonin e ri do ta luaj ndaj Tottenhamit. (AA)



Lajme të ngjashme