Tripper shumë pranë kalimit tek Atletico i Madridit në Spanjë

Mediat britanike shkruajnë se mbrojtësi i djathtë i Tottenham-it tashmë ndodhet në Madrid, ku pritet të përfundojë transferimin me vlerë rreth 22 milion euro.

Tripper shumë pranë kalimit tek Atletico i Madridit në Spanjë

Mbrojtësi i djathtë anglez Kieran Trippier (28) është shumë afër transferimit nga “Tottenham” tek klubi spanjoll i “Atletico Madrid”-it.

Mediat britanike shkruajnë se mbrojtësi i djathtë i Tottenham-it tashmë ndodhet në Madrid, ku pritet të përfundojë transferimin me vlerë rreth 22 milion euro.

Trippier u transferua nga Burnley Tottenham në qershor të vitit 2015 dhe luajti më shumë se 100 ndeshje për "gjelat".

Ai kohët e fundit kishte thënë se nuk është i sigurt nëse dëshiron ta zgjasë kontratën me klubin, e cila i skadon më 2022.

Nëse bie dakord me klubin spanjoll, Trippier do të bëhet përforcimi i tretë i madh në mbrojtje të Atletico Madridit në periudhën e trasferimeve.

Trajneri Diego Simeone më herët solli Felipen nga Porto dhe Renato Lodia nga klubi brazilian Atletiko Paraneanse. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme