Federer dhe Gjokoviç në finalen e tretë në Wimbledon

Tenisti që aktualisht mban pozitën e parë në botë Novak Gjokoviç dhe një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave Roger Federer sot luajnë në finalen e Gramd Slam turneut në Wimbeldon.

Gjokoviç kërkon trofeun e pestë në Wimbeldon ndërsa Federer do të përpiqet të marrë trofeun e nëntë në karrierë.

Kjo është përballja e tretë në finale mes këtyre dy tenistëve në All England Club, prej të cilave dy të parat (2014 dhe 2015) i fitoi Gjokoviç.

Federer në karrierën e tij ka fituar 20 turne Grand Slam ndërsa Gjokoviç pesë më pak.

Federer dhe Gjokoviç janë përballur 47 herë. Në duelet mes tyre udhëheq Gjokoviç 25:23. Dy tenistët e famshëm në turnetë Grand Slam janë takuar 15 herë, që është rekord në epokën profesionale të tenisit, ku Gjokoviç ka avantazh me 9 fitore dhe 6 humbje.

Finalja në Wimbeldon në kategorinë për femra u luajt dje, ku Simona Halep mposhti Serena Williamsin. (AA)

Lajme të ngjashme