Kupa e Amerikës – Brazili mposht Perunë dhe siguron titullin e 9-të pas 12 vitesh

Brazili mposhti të dielën Perunë me rezultatin 3-1 dhe siguroi titullin e 9-të kampion të Kupës së Amerikës, aktiviteti më i madh sportiv që organizohet nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL).

Kupa e Amerikës – Brazili mposht Perunë dhe siguron titullin e 9-të pas 12 vitesh

Në sfidën finale të edicionit 46. të Kupës së Amerikës, zhvilluar në Brazil, vendasit u ballafaquan me kombëtaren peruane në Stadiumin “Maracana” në Rio-de-Zhanejros.

Golat e kampionëve të pesëfishtë botërorë u shënuan nga Everton Soares në minutën e 15-të, Gabriel Jesus në të 45-tën (+3) dhe Richarlison me penallti në të 90-tën; kurse golin e vetëm për kombëtaren e Perusë e shënoi Paolo Guerrero nga pika e 11-metërshit në minutën e 44-t. Ky ishte edhe goli i vetëm që Brazili pësoi gjatë këtij turneu.

Në minutën e 70-të, brazilianët u detyruan ta vazhdojnë lojën me 10 lojtarë, pasi sulmuesi Gabriel Jesus u ndëshkua me karton të kuq (pas dy të verdhave).

Me këtë fitore, Brazili siguroi titullin e 9-të kampion të Kupës së Amerikës pas 12 vitesh, ndërkohë që kombëtaret me më shumë fitore në këtë eveniment janë ajo e Uruguait me 15 dhe e Argjentinës me 14 tituj.



Lajme të ngjashme