Arrestohet ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini

Ish-lojtari i kombëtares franceze dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është arrestuar nga autoritetet franceze në kuadër të një hetimi lidhur me zgjedhjen e Katarit si organizator i Botërorit 2022.

Arrestohet ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini

Ish-lojtari i kombëtares franceze dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është arrestuar në Paris nga policët e antikorrupsionit në kuadër të hetimeve gjyqësore.

Platini është shoqëruar për në ambientet e Zyrës së Antikorrupsionit të Policisë Gjyqësore (OCLCIFF) për t’u marrë në pyetje për akuzat që rëndojnë mbi të, kryesisht për favorizimin e kandidaturës katarase për të pritur Kampionatin Botëror të Futbollit, që do të zhvillohet në vitin 2020 në Katar.

Platini, i cili është një legjendë e futbollit francez, e ka ushtruar detyrën e presidentit të UEFA-s nga viti 2007 deri në vitin 2015, derisa u ndalua nga Komiteti Etik i FIFA-s në lidhje me një hetim korrupsioni për shkak të dhënies së vendimit për organizimin e Botërorit 2022.

Në kuadër të këtij hetimi bashkë me Platinin është ndaluar në cilësinë e të dyshuarit edhe politikani Claude Gueant, i cili ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës Franceze në kohën e ish-presidentit Nicolas Sarkozy.



Lajme të ngjashme