Futboll – Kosova fiton 6 pozicione në klasifikimin botëror

Kombëtarja e Kosovës në futboll është ngjitur në vendin 121-të me 1.149 pikë në muajin qershor duke fituar 6 pozicione më shumë sesa renditja e kaluar, ngritja më e lartë në rajon pas suksesit në eliminatoret e Euro 2020.

1219327
Futboll – Kosova fiton 6 pozicione në klasifikimin botëror

Sipas të dhënave të publikuara në uebfaqen e FIFA-s, Shqipëria radhitet e 66-ta, Kosova e 121-ta dhe Maqedonia e Veriut 73-ta. Turqia është në vendin e 37-të.

Për sa u përket vendeve të rajonit, Kroacia është përfaqësuesja me klasifikimin më të mirë dhe zë vendin e gjashtë, Serbia të 34-tin, Bosnjë-Hercegovina të 39-tin dhe Mali i Zi të 53-tin.

Renditja e ardhshme do të bëhet e ditur më 25 korrik.

Sipas renditjes aktuale, 10 vendet e para janë si më poshtë:

  1. Belgjika (1.746 pikë)
  2. Franca (1.718)
  3. Brazili (1.681)
  4. Anglia (1.652)
  5. Portugalia (1.631)
  6. Kroacia (1.625)
  7. Spanja (1.617)
  8. Uruguai (1.615)
  9. Zvicra (1.605 )
  10. Danimarka (1.589). / AA

Fjalët Kyçe: #Kosova , #FIFA , #futboll , #Euro 2020

Lajme të ngjashme