Orhan Okulu kërkon të shkruaj histori në garat e mundjes me vaj në Kirkpinar

Kryemundësi nga Antalia, Orhan Okulu, që ka fituar gjashtë herë këtë titull në garat e mundjes me vaj të nënprefekturës Elmali të rrethit Antalia, dhe 2 herë në garat që zhvillohen në Kirkpinar, kërkon të shkruaj histori.

Sportisti i Antalias, Orhan Okulu, fitues i titullit kryemundës në garat historike të Kirkpinarit në vitet 2015 dhe 2018, që ka korrur sukses në shumë organizime mundjeje me vaj në Turqi dhe quhet “gjuetari i brazave të mundjes", e ka kthyer vëmendjen në Edicionin e 658-të të Mundjes Historike me Vaj të Kirkpinarit.

Ai, ka marrë pjesë në shumë organizime me qëllim stërvitjeje para Kirkpinarit dhe vazhdon përgatitjet e fundit duke punuar kryesisht mbi kondicionin dhe taktikën.

Mundësi i famshëm Orhan, që del në fushë me thirrjen “mundës që nuk ka marsh prapa në livadh” dhe i lodh rivalët duke i shtyrë, thotë se e ka filluar këtë sport në moshën 8-vjeçare me inkurajimin e babait të tij.

Fjalët Kyçe: mundje me vaj , Kirkpinar

Lajme të ngjashme