Chelsea triumfon në derbin londinez për titullin kampion të Ligës së Evropës

Chelsea fitoi titullin e kampionit të Ligës së Evropës UEFA për sezonin 2018-2019 duke mposhtur Arsenalin me rezultatin e thellë 4-1.

2019-05-29T220220Z_27933027_RC1DB95E5860_RTRMADP_3_SOCCER-EUROPA-CHE-ARS.JPG
2019-05-29T211021Z_2136568707_RC1E9E31F6D0_RTRMADP_3_SOCCER-EUROPA-CHE-ARS.JPG
2019-05-29T220149Z_971154475_RC1CED6C7460_RTRMADP_3_SOCCER-EUROPA-CHE-ARS.JPG
2019-05-29T220219Z_1812399909_RC1514138770_RTRMADP_3_SOCCER-EUROPA-CHE-ARS.JPG
2019-05-29T220206Z_1261020250_RC1E0678C630_RTRMADP_3_SOCCER-EUROPA-CHE-ARS.JPG
2019-05-29T213049Z_1593740035_RC1E34676020_RTRMADP_3_SOCCER-EUROPA-CHE-ARS.JPG

Blutë u përballën me Topçinjtë e Arsenalit në finalen e zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Bakusë, një sfidë tërësisht londineze.

Pjesa e parë, e mbushur me raste nga të dyja palët, u mbyll në paqe të plotë.

Ndërsa pjesa e dytë nisi me golin e francezit Olivier Giroud në minutën e 49-të.

Spanjolli Pedro shënoi të dytin për Chelsean në minutën e 60-të.

Kurse belgu Eden Hazard trefishoi rezultatin nga pika e 11-metërshit në të 65-tën.

Vetëm 4 minuta më pas, në të 69-tën, Alex Iwobi shkurtoi diferencën duke i dhënë Arsenalit një fije shprese, të cilën Chelsea e shoi ende pa u ndezur mirë.

Në skenë doli sërish Hazard, i cili vulosi gjithçka në minutën e 72-të.

Me këtë fitore 4-1, Blutë e Londrës e çuan Kupën e Ligës së Evropës për herë të dytë në muzeun e klubit.

Tifozët e skuadrës kampione e transformuan kryeqytetin azerbajxhanas në një shesh festimesh mbresëlënëse.

Ndërkaq, finalja e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klubet evropiane të futbollit shënoi edhe fundin e karrierës së portierit Petr Cech të Topçinjve.



Lajme të ngjashme