Futboll – Kombëtarja turke fillon kampin stërvitor për paraeliminatoret e Evropianit 2020

Kombëtarja turke e futbollit nisi të martën në Antalia kampin stërvitor përpara ndeshjeve paraeliminatore për Evropianin 2020 në Grupin H, kundër Francës dhe Islandës.

1209845
Futboll – Kombëtarja turke fillon kampin stërvitor për paraeliminatoret e Evropianit 2020

Futbollistët turq, të cilët do të zhvillojnë dy ndeshje përgatitore, më 30 maj kundër Greqisë në Antalia dhe më 2 qershor kundër Uzbekistanit në Alania, realizuan stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit Senol Gunes, në Qendrën Turistike të Belekut.

Përpara fillimit të stërvitjes, tekniku Gunes zhvilloi në fushë një mbledhje të shkurtër me lojtarët.

Si masë për të parandaluar përsëritjen e dëmtimeve të fundit, Emre Belozoglu, Burak Yilmaz dhe Dorukhan Tokoz u stërvitën veçmas skuadrës nën mbikëqyrjen e fizioterapistëve.

Kampit të kombëtares turke pritet t’i bashkohen ende mbrojtësit Ozan Kabak i Shtutgartit dhe Merih Demiral i Sasuolos.

Turqia do të presë Francën më datë 8 qershor dhe pastaj do të udhëtojë për në Islandë, me të cilën do të përballet më 11 qershor.



Lajme të ngjashme