Gjyqtari turk do të drejtojë ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve

UEFA ka zgjedhur gjyqtarin turk Cüneyt Çakır për të drejtuar ndeshjen e së martës midis Liverpoolit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Gjyqtari turk do të drejtojë ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve

UEFA ka zgjedhur gjyqtarin turk Cüneyt Çakır për të drejtuar ndeshjen e së martës midis Liverpoolit dhe Barcelonësgjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e kthimit e ndeshjes gjysmëfinale do të luhet në stadiumin Anfield Road të Liverpoolit.

Gjyqtarët ndihmës në ndeshje do të jenë Bahattin Duran dhe Tarık Ongun, ndërsa Artur Soares Dias nga Portugalia do të shërbejë si gjyqtar i katërt dhe Felix Zwayer dhe Sascha Stegemann nga Gjermania do të kryejnë detyrën në odën e gjyqtarëve të video-asistimit (VAR).

Gjigandët spanjollë të futbollit Barcelona mposhtën kundërshtarin anglez Liverpoolin me rezultatin 3-0 të mërkurën e kaluar në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, duke fituar një avantazh për ndeshjen e dytë.

Që nga viti 2010, Çakır ka drejtuar 44 ndeshje në Ligën e Kampionëve të UEFA-së, duke përfshirë një finale dhe gjashtë gjysmëfinale. (AA)



Lajme të ngjashme