Pogba dëshiron të kalojë në Real Madrid

Mesfushori francez Paul Pogba së shpejti mund të largohet nga Manchester Unitedi.

Pogba dëshiron të kalojë në Real Madrid

Tre vite pasi u kthye në United me kompensimin prej 105 milionë euro, u bë lojtari më i shtrenjtë në histori. Pogba për shkak të krizës në Old Traford mund të transferohet në ndonjë klub tjetër, raportojnë mediat britanike.

Sipas këtyre mediave, Pogba është tmerruar nga seria katastrofale e Unitedit dhe se për shkak të brohoritjeve që i referoheshin një kohë, njoftoi udhëheqësinë e klubit se dëshiron të transferohet në Real Madrid, i cili më herët tregoi interesim për të.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka deklaruar se dëshiron ta ketë Pogban në radhët e tij.

Megjithatë, Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester Unitedit deklaroi se beson që lojtari më i shtrenjtë i ekipit të tij do të mbetet në klub edhe sezonin e ardhshëm.

Pogba nga Juventusi u kthye në United verën e vitit 2016 në transferin e vlefshëm 105 milionë euro. Me fanellën e klubit nga Old Trafordi luajti 139 ndeshje dhe shënoi 31 gola ndërsa për përfaqësuesen e Francës ka luajtur në 68 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola. (AA)



Lajme të ngjashme