Hamilton fitues i garës së 1000-të të Formual 1

Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, fitoi garën në Çmimin e Madh të Kinës, e cila është gara e 3-të e Kampionatit Botëror të Formula 1.

Hamilton fitues i garës së 1000-të të Formual 1

Gara e 1000-të në historinë e Formula 1, ndërsa e treta në këtë sezon u realizua në Pistën Ndërkombëtare Shangai të Kinës e gjatë 5,4 kilometra në 56 xhiro.

Kampioni i fundit, Hamilton, në garë filloi nga rendi i dytë, ndërsa duke e tejkaluar kolegun nga ekipi i njëjtë, Valtteri Bottas, u bë lider në rradhitje.

Hamilton, i cili gjatë garës e mbrojti pozicionin e tij, duke e kaluar i pari linjën e finishit, e fitoi garën e 1000-të të Formula 1. Hamilton këtë sezon për herë të dytë, ndërsa në karrierë të 75-tën herë arriti të fitoj garë.

Pas Hamilton, me 6,5 sekonda piloti finlandez Bottas u rendit i dyti, ndërsa piloti gjerman i Ferrari, Sebastian Vettel me 13,7 sekonda i treti.

Me këtë rezultat Hamilton me 68 pikë, u bë lider i klasifikimit të pilotëve. Pas pilotit britanik, me 62 pikë Bottas i dyti dhe 39 pikë holandezi Max Verstappen i Red Bull-Honda u radhit i treti.

Gara e 4-t e sezonit do të zhvillohet më 28 prill në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Klasifikimi i pilotëve dhe ekipeve është si në vijim:

- Lista 10 pilotëve të parë

1. Lewis Hamilton (Mercedes)

2. Valtteri Bottas (Mercedes)

3. Sebastian Vettel (Ferrari)

4. Max Verstappen (Red Bull-Honda)

5. Charles Leclerc (Ferrari)

6. Pierre Gasly (Red Bull-Honda)

7. Daniel Ricciardo (Renault)

8. Sergio Perez (Racing Point-Mercedes)

9. Kimi Raikkonen (Alfa Romeo-Ferrari)

10. Alexander Albon (Toro Rosso-Honda)

- Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britania e Madhe): 68 pikë

2. Valtteri Bottas (Finlanda): 62

3. Max Verstappen (Holanda): 39

4. Sebastian Vettel (Gjermani): 37

5. Charles Leclerc (Monaco): 36

- Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 130 pikë

2. Ferrari: 73

3. Red Bull: 52

4. Renault: 12

5. Alfa Romeo: 12 (AA)



Lajme të ngjashme