Soslkjaer edhe tre vite të tjera me Manchester United

Klubi anglez i futbollit, Manchester United bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me teknikun Ole Gunnar Solskjaer për bashkëpunim tre vjeçar.

Soslkjaer edhe tre vite të tjera me Manchester United

Klubi anglez i futbollit, Manchester United bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me teknikun Ole Gunnar Solskjaer për bashkëpunim tre vjeçar.

Soslkjaer, në krye të klubit ku fitoi famën si lojtar, erdhi në dhjetor të vitit të kaluar në vend të Mourinhos, i cili u shkarkua. Që nga ajo ditë, Solskjaer ka arritur rezultate të shkëlqyeshme.

Në momentin kur erdhi në United, klubi radhitej i gjashti madje 11 pikë më pak se ekipi i katërt në tabelë në Ligën e Kampionëve. Tani ndodhet në pozitën e pestë me 2 pikë më pak se Arsenali që është në pozitën e katërt. Përveç kësaj u kualifikua në Ligën e Kampionëve duke eliminuar Paris Saint-Germain. Disfatën e vetme e pësuan në Kupën FA ku në çerekfinale u eliminuan nga Wolverhampton.

Soslkjaer, si lojtar, kaloi 11 sezone në Old Traford, nga viti 1996 deri në vitin 2007. Me fanellën e Unitedit luajti 366 ndeshje dhe shënoi 126 gola. Ai mbahet mend si "rezerva e artë" e sir Alex Ferguson. Nga trofetë e fituar vlen të përmendet një trofe në Ligën e Kampionëve dhe 6 tituj të kampionit të Anglisë.

Karrierën e trajnerit norvegjezi 46-vjeçar e filloi me rezervat e Manchester Unitedit ndërsa ka drejtuar klubin Molde në dy raste dhe Cardiff City.

Anadolu Agency (AA)



Lajme të ngjashme