Serbi – Turku Ibrahim Çiftçi fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Mundjes U-23

Sportistët turq kanë fituar një medalje ari, një argjendi dhe një bronzi në stilin e lirë, në ditën 6. të Kampionatit Evropian të Mundjes U-23.

gures.jpg
İbrahim ciftci.jpg

Në këtë eveniment të rëndësishëm sportiv që organizohet në qytetin Novi-Sad të Serbisë, turku Ibrahim Çiftçi u përball me rusin Shamil Alievic në finalen për peshat 97 kg. Mundësi turk e mposhti kundërshtarin rus me rezultatin 7-4 dhe përvetësoi medaljen e artë.

Kurse Ramazan Sari, i cili u kualifikua në finale duke gjunjëzuar 15-2 austriakun Simon Hartman dhe 5-0 ukrainasin Adlan Bataev, u mjaftua me medaljen e argjendtë për peshat 79 kg, pasi në sfidën përfundimtare u mund nga rusi Radik Valiev.

Në peshat 57 kg, Saban Kiziltas fitoi medaljen e bronztë duke mposhtur rumunin Razvan Kovacz me rezultatin 7-5.

Pas këtyre takimeve, Turqia shtoi në inventarin e sivjetmë të Kampionatit Evropian të Mundjes U-23 një medalje ari, një argjendi dhe një bronzi në stilin e lirë. Bashkë me medaljet e fituara në peshat e tjera të këtij evenimenti, Turqia ka arritur totalin e 15 medaljeve, nga cilat 2 ari, 4 argjendi dhe 9 bronzi.

Të hënën, në ditën 7.  të Kampionatit Evropian të Mundjes U-23, turqit Arif Ozen dhe Erhan Yaylaci do të garojnë respektivisht për medaljen e artë të peshave 86 kg dhe për medaljen e bronztë të peshave 92 kg. Kurse Fazli Erzilmaz (74 kg) dhe Selahattin Sert (61 kg) do të luftojnë për ndeshjet e repasazhit.



Lajme të ngjashme