Trajneri i Manchester United i gëzohet fitores së skuadrës së tij

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, u shfaq i ekzaltuar pa masë pas triumfit të mbrëmshëm të ekipit të tij në Paris.

Trajneri i Manchester United i gëzohet fitores së skuadrës së tij

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, u shfaq i ekzaltuar pa masë pas triumfit të mbrëmshëm të ekipit të tij në Paris dhe avancimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Një United me shumë dëmtime dhe mungesa të lojtarëve përmbysi rezultatin nga ndeshja e parë dhe disfata në fushë të vet nga Paris Saint-Germain 2:0 dhe me fitoren në fushë mysafire 3:1, u kualifikua në mesin e tetë ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, trajneri norvegjez tha se ishte një natë tipike për Manchester Unitedin.

"Ky është ai klub. Kjo është ajo që ne bëjmë, është Manchester United. E tillë është Liga e Kampionëve, kjo është ajo që mund ta ofrojë", tha Solskjaer.

Heronjtë e ndeshjes së mbrëmshme në Parkun e Princave ishin Romelu Lukaku me dy gola të shënuar dhe Marcus Rashford, i cili shënoi penaltinë e fitores. Golin e vetëm për francezët e shënoi Juan Bernat.

“Tani duhet të presim shortin dhe pastaj të mendojmë për ndeshjen e radhës. Kishim një plan të lojës dhe besim në këta lojtarë. Të gjithë jemi shumë krenarë. Djemtë tanë janë të rinj që na dhanë më shumë energji kur na duhej goli", tha Solskjaer.

Pas ndeshjes, eksperti norvegjez fitoren e festoi me dy legjendat e “Djajve të Kuq”, Sir Alex Ferguson dhe Eric Cantona.

Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve deri më sot janë kualifikuar Ajax, Tottenham Hotspur, Porto dhe Manchester United ndërsa javën e ardhshme do të mësohen edhe katër ekipet tjera. (AA)



Lajme të ngjashme