Risi tjetër nga sportistja turke, Sahika Ercumen

Rekordmenia botërore turke e zhytjes së lirë, Shahika Erxhymen (Şahika Ercümen), kësaj radhe u zhyt në “kontinentin e bardhë”.

Risi tjetër nga sportistja turke, Sahika Ercumen

Temperatura minus 15 gradë celsius...

Natyrë e pashoqë në Antarktidë...

Rekordmenia botërore turke e zhytjes së lirë, Shahika Erxhymen (Şahika Ercümen), kësaj radhe u zhyt në “kontinentin e bardhë”.

Nën kujdesin e Presidencës, në kuadër të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë, Turqia themeloi Kampin e Kërkimeve Shkencore në Antarktidë.

Sportistja turke, me rastin e Ekspeditës së 3-të Kombëtare në Antarktidë, realizoi një zhytje të veçantë.

Erxhymentin, që arriti në një ishull të vogël akulli, në zhytje e shoqëroi zhytësi profesionist nga Zelanda e Re, Jonathan Sunnex.   

Sportistja kombëtare turke qëndroi për një orë në ujin me temperaturë 0 gradë celsius.   

Shahika Erxhymen është sportistja e parë femër që zhytet pa bombol oksigjeni në Antarktidë. Ajo realizoi zhytjen e parë në kuadër të Ekspeditës së 3-të Kombëtare në Antarktidë në ishullin “King George”.    



Lajme të ngjashme