Ndeshja Turqi-Kosovë e veteranëve të futbollit për 11-vjetorin e pavarësisë

Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Turqisë zhvilluan një ndeshje miqësore për pavarësinë e Kosovës.

Ndeshja Turqi-Kosovë e veteranëve të futbollit për 11-vjetorin e pavarësisë

Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Turqisë zhvilluan një ndeshje miqësore për pavarësinë e Kosovës.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit të Prizrenit, me ftesë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për veteranët e Ligës së Futbollit të Veteranëve të Turqisë.

Ndeshja miqësore u ndoq edhe nga ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe shumë përfaqësues dhe sportdashës.

Në një ceremoni para ndeshjes, ish-futbollisti dhe drejtori teknik i Ekipit të Kombinuar të Ligës së Futbollit të Veteranëve të Turqisë, Tanju Çolak, pranoi si dhuratë një pllakë dhe fanellë nga ana e FFK-së.

Çolak tha se është krenar që gjendet në Kosovë me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë, duke e përshkruar atë si shtet vëlla.

"Ia uroj popullit kosovar lirinë. Dua që ta dinë se jemi gjithnjë pranë tyre", tha Çolak.

Ndërkaq, këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Levent Bush, duke folur për AA, shprehu bindjen se organizimet e tilla do të jenë edhe më të shpeshta në të ardhmen.

"Krahas bashkëpunimit në fushën sociale dhe ekonomike midis Turqisë dhe Kosovës, do të rriten edhe aktivitetet sportive", tha Bush. 

Ndeshja miqësore përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të ekipit kosovar.

Anadolu Agency (AA)



Lajme të ngjashme