Fenerbahçe përjetoi sezonin më të dobët të historisë së saj

Pavarësisht hapave të ndërmarrë, klubi turk i futbollit Fenerbahçe nuk ka arritur të ndalojë progresin e keq.

Fenerbahçe përjetoi sezonin më të dobët të historisë së saj

Pavarësisht hapave të ndërmarrë, klubi turk i futbollit Fenerbahçe nuk ka arritur të ndalojë progresin e keq që është duke e përjetuar këtë sezon, pasi së fundmi u eliminua edhe nga Kupa Ziraat e Turqisë.

Klubi nga Stambolli, fitues i 19 kampionateve të Superligës së Turqisë, është duke përjetuar sezonin më dramatik dhe të keq në historinë e tij mbi 110-vjeçare.

Klubi verdh-e-kaltër, me gjithsej 17 pikë të fituara në 18 xhiro të ligës së parë turke, goditjen e fundit e pësoi në garat e kupës kundër klubit të ligës së dytë, Ümraniyespor.

Fenerbahçe në të dyja ndeshjet e së tetës së finales humbi nga ekipi tjetër i Stambollit, me çka shtoi zhgënjimin e tifozëve.

"Kanarinat e verdha" në 30 ndeshje zyrtare kanë arritur vetëm shtatë fitore.

Fenerbahçe, në krahasim me ligën dhe kupën turke, në Ligën e Evropës arriti të kualifikohet në mesin 32 ekipeve në raundin eliminator, duke e kaluar fazën e grupeve me dy fitore.

Ndërkohë, klubi gjatë këtij sezoni u drejtua nga tre trajnerë të ndryshëm, Phillip Cocu, Erwin Koeman dhe Ersun Yanal. (AA)



Lajme të ngjashme