UEFA: Turqia lë pas shumë vende të Evropës për stadiume dhe spektatorë

Sipas raportit të vlerësimit të Licencimit të Klubeve të Futbollit për vitin 2017, të publikuar nga ana e UEFA-s, Turqia zuri vendin e dytë në Evropë për ndërtimin e më shumë stadiumeve gjatë 10 viteve të fundit.

1129041

Sipas raportit, Polonia me 27 stadiume dhe Turqia me 26 stadiume, pra 53 gjithsej, lanë shumë pas vendet e Evropës në këtë fushë.

Turqia, duke rritur në 750 mijë tifozë kapacitetin në stadiumet e ndërtuara, zuri vendin e parë duke lënë pas Rusinë (700 mijë) dhe Poloninë (600 mijë).

Bëhet e ditur gjithashtu se numri i spektatorëve në stadiumet turke pati një rritje në nivel të rëndësishëm gjatë sezonit 2016-2017.

2 skuadra në Turqi hynë në radhën e klubeve sportive në Evropës që kanë rritur më shumë numrin e spektatorëve.

Gallatasaraj (Galatasaray), që zë vendin e tretë në listë e rriti numrin e spektatorëve nga 21 mijë e 351 në 40 mijë e 778, ndërsa Fenerhaçe, që është në venin e 5-të, nga 16 mijë e 485 e rriti numrin e spektatorëve në 29 mijë e 35.  

Lajme të ngjashme